15:28 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vëllai i Shaqirit: Kjo është arsyeja pse lojtari i Stokes nuk bën tatuazh

Arianit Shaqiri, 30 vjeç, vëllai i futbollistit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka folur për “Blick” rreth këtij të fundit.

Ari tregon se si e mori Xherdanin të luaj futboll në disa turnire dhe që kishte këmbë të fuqishme qysh kur ishte i vogël, transmeton IndeksOnline.

“Unë nuk isha i mirë teknikisht se sa Shaqiri dhe Erdini (vëllai i mesëm), por unë kam qenë më i shpejtë. Si vëllai më i vogël, më i ri, në këtë mënyrë u mësua të mbizotëroj ndaj të mëdhenjve. Ai kurrë nuk ka pasur pengesa ndaj emrave të mëdhenj”, ka thënë Arianiti.

Përkundër disa futbollistëve tjerë shqiptar, vëllezërit Shaqiri nuk bëjnë tatuazhe.

“Që të tre nuk kemi tatuazhe. Ne jemi ashtu si Perëndia na krijoi. Dhe kjo nuk do të ndryshoj asnjëherë”, shtoi vëllai i Shaqirit.

Arianiti për Kupën e Botës shpreson që Zvicra të shkoj sa më lartë dhe me Xherdanin gjithçka mund të jetë e mundur.

Kujtojmë që Zvicra në Kupën e Botës do të luaj ndaj Brazilit, Kosta Rikës dhe Serbisë./IndeksOnline/