23:32 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Kompletohen shtatë skuadrat e Kupës së Botës

River Plate është skuadra e fundit që do t’i bashkohet karvanit të skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për klube.

Real Madrid do të përfaqësoj UEFA-në për herë të tretë radhazi në këtë kompeticion.

Përveç River Plate dhe Real Madrid në këtë garë do të luajnë edhe fituesit e kupave të të gjithë kontinenteve.

Al Ain, Team Wellington,Kashima Antlers, Esperance S. De Tunis dhe CD Guadalajara janë skuadrat që do të marrin pjesë.

Kupa e Botës do të filloj me 12 dhjetor dhe zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe./IndeksOnline/