23:44 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vonimi i formimit të ushtrisë së Kosovës, alarmon ish-komandanti i FSK-së

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë.

Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti, me anë të ligjit, t’ia ndryshojnë mandatin FSK-së.

Sipas ish-komandantit të FSK’së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë.

Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.