16:06 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

VW: Nuk do i përdorim më kafshët për testime

Volkswagen ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e kafshëve në testimin e efekteve të makinave dizel.

New York Times raporton se prodhuesi gjerman i makinave bëri betimin në një letër drejtuar Popullit për Trajtimin Etik të Kafshëve (PETA).

“Projektet dhe studimet e hulumtimit duhet të jenë gjithnjë të balancuara duke marrë parasysh çështjet etike dhe morale”, tha në letrën shefi ekzekutiv i VW, Herbert Diess.

“Volkswagen distancohet në mënyrë të qartë nga të gjitha format e abuzimit të kafshëve. Në të ardhmen, ne do të përjashtojmë të gjitha testimet në kafshë për sa kohë që nuk ka arsye të ngutshme – të tilla si ligjore – që do ta bënin këtë të nevojshme. ”

PETA po u bën thirrje prodhuesve të tjerë të makinave që të ndjekin shembullin dhe të përqafojnë metodat moderne dhe humane të hulumtimit pa kafshë. /IndeksOnline/