11:22 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Westbrock operohet në gju, në dyshim për ndeshjet e para

Russell West Brook i është nënshtruar një operimi artroskopik në gjurin e tij të djathtë të mërkurën, dhe kjo procedurë mund ta lë atë jashtë ndeshjeve të para të sezonit të ri për Oklahoma City Thunder.

Westbrook pritet të jetë i gatshëm brenda katër javësh, derisa Thunder e hapë sezonin e ri më 16 tetor ndaj Golden State Warriors.

Nëse Westbrook arrinë të rikuperohet brenda katër javësh, atëherë ai do të mund të luajë në ndeshjen hapëse të Thunder ndaj Warriors, por nuk ka nguti që të përshpejtohet rikthimi i tij, transmeton IndeksOnline.

Westbrook ka përjetuar disa lëndime në gjurin e tij në javt e kaluar gjatë përgatitjeve individuale derisa është përgatitur në kampin e stërvitjeve.

Kështu që ai zgjodhi procedurën e operimit jo të vazhdojë të ketë probleme me lëndimet në vazhdim të sezonit.

Thunders nuk e sheh këtë situatë alarmante dhe disponimi te klubi amerikan mbetet i mirë./IndeksOnline/