18:57 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

William Walker pritet nga shqiptarët e Amerikës, nën tingujt e “Këngës së Reçakut” (Video)

Disa bashkatdhetarë të cilët jetojnë në Amerikë kanë pritur në konakun e tyre në Uashington, ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Gjatë qëndrimit të tij në “shtëpinë” e shqiptarëve ai u kënaq edhe nën tingujt e muzikës me sharkia.

“Kënga e Reçakut” është ajo që u luajt për Walker i cili nderoi me prezencën e tij këta bashkatdhetarë, e të cilët e quajten atë hero, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ishte Walker i cili vizitoi Reçakun menjëherë pasi u krye edhe njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

Më 15 janar 1999,  në fshatin Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat serbe./Indeksonline/