17:31 / E Hënë, 16 Prill 2018

Willian ndërron numrin e fanellës te Chelsea? (Foto)

Faqja zyrtare e Chelseat ka marr një pamje të re, dhe në të është zbuluar diçka e re!

Anësori brazilian, Willian siç duket nga sezoni i ardhshëm do ta mbajë në fanellë një numër të ri. Bëhet fjalë për numrin 19, ashtu siç e ka paraqitur faqja zyrtare e Bluve të Londrës. Edhe pse nuk dihet a është gabim teknik apo çfarë, ky numër (19) ka një domethënie për Willianin, pasi ky i fundit që një kohë të gjatë këtë numër e mban në fanellën e Kombëtares së Brazilit, shkruan IndeksOnline.

Sigurisht që numri i tij i preferuar është 10’shi, por atë tashmë e mban ylli i skuadrës, Eden Hazard.

Kujtojmë që Willian numrin 22 te Chelsea e mban që nga transferimi në vitin 2013, nga skuadra e Anzhit.

29-vjeçari është folur shumë që do ta largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni. Skuadrat që kanë shpreh interesim për futbollistin janë; Manchester United, Paris Saint Germian, Barcelona dhe Inter./IndeksOnline/