18:41 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Wimbledon: Nadal dhe Djokoviç kalojnë në raundin tjetër (Video)

Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç kanë kaluar rrethin e 1/32 së finales në turneun Wimbledon.

Numri një, Nadal mposhti 3 me 0 në sete tenistin nga Kazakistani, Mikhail Kukushkin, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, tenisti serb mposhti 3 me 0 në sete argjentinasin, Horacio Zeballos.

Djokoviç me fitore është kualifikuar në fazën e 1/16, dhe pret fituesin e ndeshjes Edmund – Klahn, për ta mësuar kundërshtarin.

Kurse Nadali në këtë fazë do të takohet me De Minaur./IndeksOnline/