Zverev ”shokon” Djokovic për të triumfuar në garat e ATP-s në Londër
Alexander Zverev e ka ”shokuar” numrin një në botë, Novak Djokovic në përballjen e djeshme.
Tenisti gjerman ia ka dalur ta mposhtë Djokovic dhe të triumfojë në garat e ATP-s.
Njëherish, ky ishte triumfi më i madh i tij në karrierën e tij deri më tani, transmeton IndeksOnline.
31-vjeçari serb ishte favorit për ta fituar këtë garë, megjithatë u stopua nga gjermani me rezultat, 6-4, 6-3.
”Unë jam tejet i lumtur. Natyrisht, ky është titulli më i madh që e kam fituar”.
”Mënyra se si kam luajtur dhe fituar sot, për mua, është thjesht e mrekullueshme”, tha Zverev, i cili fitoi 2 milionë funte pas këtij triumfi./IndeksOnline/