75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djokovic mposhtë Isner në ndeshjen hapëse

Numri një i botës së tenisit, Novak Djokovic ka treguar se pse është favorit të triumfojë në ATP pas fitores ndaj John Isner në ndeshjen hapëse.

Serbi 31-vjeçar ishte në formë të mirë, duke e mposhtur amerikanin, Isner me rezultat, 6-4, 6-3.

Numri 10 i botës, Isner, pas një mungese, u dominua nga Djokovic, në të dyja setet.

Përveç kësaj, u zhvillua edhe një tjetër përballje – mes Alexander Zverev dhe Marin Cilic.

Zverev ia doli ta mposhtë shumë lehtë Cilicin për ta nisur mbarë këtë kompeticion./IndeksOnline/