Djokovic mposhtë Zverev dhe arrinë gjysmëfinalen
Numri një i botës, Novak Djokovic është bërë tenisti i parë që ka arritur gjysmëfinalen e garave të ATP pas fitores ndaj Alexander Zverev.
Pas një dominimi total në setin e parëm 31-vjeçari serb dominoi edhe në setin e dytë për ta mposhtur gjermanin me rezultat, 6-4, 6-1.
Djokovic, i cili e kërkon këtë titull që prej vitit 2015, e ka arritur fazën e 1/4-tës më në fund, transmeton IndeksOnline.
”Nuk mendoj se ishte përballje e jashtëzakonshme, por fitorja është fitore”, tha ai.
”Kam luajtur mirë në të dyja setet”.
”Nuk kam servuar edhe aq mirë, por kundërshtari bëri disa gabime, që më ndihmuan të fitoj”./IndeksOnline/