09:55 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Forcohet Red Bull, arrin marrëveshje me Hondan

Kompania e makinave Red Bull ka nënshkruar një marrëveshje tejet interesante për sezonin e ri.

Red Bull nga sezoni i ri do të lidhet ngushtë me kompaninë nga Japonia, Honda, shkruan IndeksOnline.

Pas disa javësh të diskutimeve zyrtare, Red Bull dhe Honda arritën një marrëveshje për t’i bashkuar forcat për sezonin 2019 dhe 2020, duke i çuar ato deri në fund të rregulloreve aktuale të motorit.

Ekipi do të vazhdoj të garojë nën emrin e plotë të Aston Martin Red Bull Racing.

“Ne kemi qenë të lumtur me angazhimin e Hondas në F1. Kjo marrëveshje sinjalizon fillimin e një faze të re emocionuese të Red Bullit për të konkurruar jo vetëm për fitore, por edhe për titull”, ka thënë Christian Horner.

Red Bulli gjatë këtij kampionati ka grumbulluar 134 pikë dhe gjendet në pozitën e 3’të. Kurse, piloti më i mirë i tyre, Daniel Ricciardo ka grumbulluar 84 pikë në pozitën e 4’të./IndeksOnline/