75 Mall Live Search
10:46 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Wolff: Ishte vit sfidues për Mercedes

Shefi i Mercedes, Toto Wolff thotë se viti 2018 ishte sezoni më sfidues për ekipin e tij pasi fitoi titullin e pestë me radhë në kampionat.

Britaniku, Lewis Hamilton gjithashtu u dekorua me këtë çmim në një gala mbrëmje në St Petersburg, Rusi, nga trupi gjykues i FIA-s.

”Ne duhet ta rrisim përformancën tonë, që të gjithë”, tha Wolff, transmeton IndeksOnline.

”T’i fitojmë të dy titujt është dëshmi e punës ekipore të jashtëzakonshme”.

Mercedes i fitoi 11 nga 21 garat këtë sezon, përfshirë këtu edhe 13 ”pole position” dhe 26 përfundime në podium./IndeksOnline/