Kanadezi, Latifi i bashkohet Williams si pilot rezervë
Kanadezi, Nicholas Latifi do të jetë pilot rezervë për Williams nga sezoni i ardhshëm, ka njoftuar klubi i FOrmula 1 sot.
23-vjeçari së fundmi ka qenë në prova dhe pilot rezervë në Force India.
Williams, ish-kampion, e ka përfunduar kampionatin paraprak në vendin e fundit, transmeton IndeksOnline.
Përveç Latifit, Williams ka në bord edhe pilotët si George Russell dhe polakun, Robert Kubica.
Ai do t’i mbajë seancat e para testuese dhjetë ditë para fillimit të sezonit.
”Është mundësi fantastike për mua që ta vazhdoj zhvillimin tim në F1 dhe ta ndërtoj karrierën time këtu”, tha Latifi./IndeksOnline/