75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Formula 1 rrezikon ta humb një pistë Botërorin e ardhshëm

Botërori i Formula 1 mund të pësojë një krisje në të ardhmen.

Gara e Çmimit të Madh të Meksikës edhe pse është një nga më të ndjekurat e këtij sporti, rrezikon të dalë nga kalendari duke nisur nga viti 2020.

Organizatorët e kësaj gare konfirmojnë se gara e vitit 2019, më 27 tetor, do të zhvillohet rregullisht sipas kalendarit, por duke nisur nga viti 2020 kjo pistë rrezikon të mos jetë më pjesë e Formula 1.

Kjo pistë u rikthye në Botërorin e Formula 1 në vitin 2015, pas një mungese 13-vjeçare.

Qeveria meksikane nuk ka më në plan të financojë pistën ku zhvillohen garat e Formula 1, e cila pa këtë mbështetje rrezikon të falimentojë.

Ana Gabriela Guevara, anëtare e komisonit shtetëror për sportin, tha: “Duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje, pasi qeveria nuk ka më në plan të financojë pistën, pasi nuk do që paratë e taksapaguesve të shkojnë për garën e Formula 1. Për Meksikën problemi më i madh është varfëria, pasi një pjesë e madhe e popullsisë është në kushte të mjerueshme”.