16:52 / E Enjte, 17 Maj 2018

Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin (Foto)

Arjen Robben ka vazhduar kontratën me gjigantin gjerman, Bayern Munchen.

Kampioni i Bundesligas, ia ka vazhduar kontratën ylli holandez, Arjen Robben i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare – deri në verën e vitit 2019, shkruan IndeksOnline.

34-vjeçari është shprehur tejet i lumtur pë vazhdimin e kontratës dhe shpreson se sezonin e ri do të “shpërthej”.

“Unë me të vërtetë dua të luajë në sezonin e ri. Jam i zhgënjyer nga lëndimet në këtë sezon dhe eliminimi nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Këto dy arsye do të jenë shkaktar që sezonin e ardhshëm do të shpërthej rrjetat”, ka thënë Robben.

Ish-lojtari i Chelseat u transferua në “Allianz Arena” në vitin 2009 nga kampionët spanjoll, Real Madrid. Që nga atëherë, holandezi ka fituar shtatë herë Bundesligan, katër herë Kupën e DFB-së, dhe një herë Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/