Golfi i ri benzinë shpenzon sa një dizel
Volkswagen pohon se versioni i ri Golf, modeli 1.5 TSI ACT Bluemotion është ekonomik sa i përgjigjet edhe Golfit me motor dizel dhe përveç kësaj, ai kushton edhe më lirë.
Automobili është i pajisur me katër cilindra 1.5 litra turbo benzinë me 130 kuaj fuqi, i prezantuar në vitin 2017.
Motori është i pajisur me Active Cylinder Technology, e cila mundëson çaktivizimin e dy nga katër cilindrat gjatë vozitjes, me çka zvogëlohen shpenzimet e karburantit.
Po ashtu, motori i ri ka opsionin “eco-coasting”, i cili mundëson që në mënyrë automatike përkohësisht të lëshohet në vozitje gjatë shpejtësive deri në 130 km në orë. Derisa motori është në funksion, të gjitha sistemet elektrike në automjet vazhdojnë që të funksionojnë në mënyrë normale, duke iu falënderuar baterisë shtesë litium-jon, e cila siguron energjinë për mbushje.
Volkswagen pohon se duke iu falënderuar “eco-coasting” mund të kursehen 0,4 l/100 km.