75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Kuvendi i Maqedonisë vazhdon debati për ligjin e gjuhëve

Sot në Kuvend e Maqedonisë do të mblidhet Komisioni për Çështje Evropiane në të cilën në rend dite është parishikuar të diktohet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.

Komisioni do të shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar më herët, në leximin e parë. Më pas ligji në lexim të dytë do të shkojë sërish në mbledhje plenare për debat e më pas do të pasojë me deklarimin final të deputetëve rreth këtij teksti.Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët e Kuvendit më 15 nëntor të këtij viti. Votuan“Pro”  66 deputetë, ndërsa 41 “kundër”.

Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë,  në të tetë ditët deputetët e VMRO-DPMNE-së këtë ligj e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.