Tajani: PE do të hetojë abuzimin e të dhënave në Facebook
Presidenti i Parlamentit evropian, Antonio Tajani tha sot se PE do të kryejë një hetim të plotë mbi përdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook-ut dhe do të kërkojë përgjegjësi nga kjo platformë digjitale.
“Pretendimet për abuzimin e të dhënave të përdoruesve nga Facebook, përfaqësojnë një shkelje të papranueshme të të drejtave të privatësisë së qytetarëve tanë”, tha Tajani, raporton AP.