18:43 / E Hënë, 27 Gusht 2018

​Te Fiorentina nuk e harrojnë Astorin, ja çfarë ka bërë klubi para ndeshjes me Chievon

Skuadra italiane e kujton ish-kapitenin i cili ka ndërruar jetë pak muaj më parë.

Davide Astori, ka vdekur më 4 mars të 2018, por tek Fiorentina nuk do e harrojnë kurrë. Pasi hoqën numrin 13 nga fanellat, tashmë klubi vjollcë, ka bërë një tjetër gjest të madh.

Para ndeshjes me Chievon, fanella e Astorit me numrin 13, qëndronte e varur në zhveshtore të Fiorentinës, dhe në një foto të postuar në Instagram, klubi shkruante: “Gjithmonë me ne.”

Kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon në shtëpi e Fiorentinës, dhe fitoi thellë me shifrat 6-1 ndaj skuadrës nga Verona.