23:57 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

​​Allegri zbulon shtatë lojtarët që do të startojnë ndaj Napolit

Nesër do të luhet ndeshja mes dy pretendentëve për titull në Serie A.
Juventusi ka bërë një start fantastik të sezonit, duke fituar gjashtë ndeshjet e para, duke treguar se mbetet ekipi më i fortë në Itali.

Këtë të shtunë, “Zonja e Vjetër”, ndeshet me Napolin ekip me të cilin një vit më parë ka pasur një garë shumë të ngushtë deri në fund për Scudetto.

Trajneri Massimilliano Allegri ka bërë të ditur emrat e shtatë lojtarëve që do të startojnë në këtë sfidë nga minuta e parë. Ata janë: Sczezny, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Pjaniq, Matuidi dhe Cristiano Ronaldo.

Temat: