22:10 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

​AKR pranon kërkesën e Haradinajt: Nesër shkarkohet Ministri Sefaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se Flamur Sefaj vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.

Megjithatë, Sefaj, ministër nga radhët e Aleancës Kosova e Re, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, do të shkarkohet nesër, pas vendimit të marrë të premten, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyberaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në televizionin T7.

Zyberaj ka thënë se AKR ka pranuar kërkesën e Haradinajt, dhe se shkarkimi i Sefajt do të zyrtarizohet të martën.