17:14 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Banka Qendrore e Belgjikës parashikon rënie 9 për qind këtë vit

Ekonomia belge do të humbasë tre vjet rritje ekonomike për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, sipas parashikimit të bankës qendrore të vendit.

Siç shpjegohet në njoftimin e sotëm të Bankës qendrore belge, rimëkëmbja ekonomike më 2021 dhe 2022 nuk do të jetë në gjendje të kompensojë rënien e parashikuar për këtë vit.