22:43 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

​Bridget Brink emërohet ambasadore e SHBA-së në Ukrainë

Presidenti Joe Biden ka emëruar diplomaten veterane Bridget Brink si ambasadoren e re të SHBA-së në Ukrainë.

Më herët sot, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Brink do të lëvizte për të plotësuar “një pozicion vendimtar”, i cili ka qenë vakant për tre vitet e fundit.

Uashingtoni tha se emërimi i Brink erdhi në një kohë kur SHBA po rritej mbështetjen e saj për Ukrainën, në mes të pushtimit të Rusisë.

Ambasadorja e re aktualisht shërben si ambasadore e SHBA-së në Sllovaki dhe ka qenë diplomate për 25 vjet.

Shtëpia e Bardhë shtoi se “përvoja dhjetëvjeçare e Brink e bën atë të përshtatshme në mënyrë unike për këtë moment në historinë e Ukrainës”, transmeton BBC.