Cilat brende të veturave kanë blerësit më besnikë?
Analiza më e re ka treguar se Mercedes është brendi më i vlefshëm i automobilave në botë, por kjo nuk do të thotë se ka edhe blerësit më besnikë.
Sipas hulumtimit të gjerë në SHBA të Edmunds, blerësit e veturave japoneze janë më besnikët, pasi gjatë vendosjes për blerjen e modelit të radhës blejnë serish të njëjtën markë.
Në hulumtim janë përfshirë madje 13,9 milionë automjete, të cilat janë blerë në periudhën 2007-2017, ndërsa rezultatet tregojnë se blerësit më lojalë janë ata të Toyota, Subaru dhe Honda. Në mesin e pesë të parëve janë edhe dy brende të kompanive amerikane, Ram dhe Chevrolet.
Rezultatet tregojnë se në vitin 2017, madje 63% pronarë të automjeteve Toyota vendosin serish të blejnë automobilin e të njëjti prodhues, derisa në rastin e Subaru këtë e vendosin 61%, në rastin Honda 60%.
Më së paku besnik ndaj markave të tyre të automobilave sipas këtij studimi janë pronarët e veturave MINI, FIAT, Mitsubishi, Chrysler, Smart dhe Dodge. Pasojnë blerësit e Audi (47%) dhe Land Rover (40%). Mercedes ndërkaq ka vetëm 39%, pasuar nga Volvo (26%), Jaguar (24%) dhe Infiniti me 22%.