18:45 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

​Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale të botërorit të boksit

Boksierja Kosovare Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit për femra pasi është mposhtur nga boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis pas pesë raundeve.

Deri në gjysmëfinale Sadiku arriti pasi fitoi tri luftëra shumë të vështira dhe kështu ia siguroi Kosovës medaljen e parë në këtë kategori për femra, raporton KosovaPress.

Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për sportin e boksit kosovarë në botë.