16:28 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ford investon 500 milionë dollarë tek Rivian

Gjiganti amerikan i automjeteve, Ford, ka investuar 500 milionë dollarë tek Rivian, duke u mbështetur në aftësinë e kësaj kompanie të re të specializuar në krijimin e makinave elektrike, për të prodhuar sa më shpejt të jetë e mundur një model të ri krejtësisht elektrik.

Kjo aleancë e shpallur sot, një ditë pas publikimit të rezultateve tremujore të Ford, vjen në kuadrin e planit të investimeve prej 11 miliardë dollarësh të filluar vitin e kaluar nga gjiganti amerikan për të hyrë në tregun e automjeteve elektrike. Një treg në rritje të fuqishme.

Gjiganti amerikan synon që këtë mjet të ri që do të dalë nga ky bashkëpunim duke mbajtur logon Ford ta fusë në treg sa më shpjet të jetë e mundur.