21:34 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Gjermania përballet me zjarre të mëdha

Zjarreve të shumta e kanë prekur Brandeburgun që prej fillimit të kësaj jave, të cilat ende nuk janë shuar dhe ndodhet vetëm 80 kilometra në jug të Berlinit, në Jueteborg, ku flakët kanë shkatërruar më shumë se 600 hektarë pyll.

Zjarri ka përfshirë një zonë ku ka kampe për stërvitje ushtarake dhe magazina municionesh, prania e të cilave e bënë të vështirë punën e vullnetarëve dhe të zjarrfikësve.

“Zjarre kaq të mëdhenj nuk mbahen mend që prej 70 vitesh”, tha përgjegjësi i pyjeve dhe ekonomisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Carsten Lessner./ATSH/