08:07 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Haziri: Legjendës i kënduam dhe e deshëm sepse na bëri krenarë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Vokrri,

Të nderuar bashkëpunëtorë të Federatës së Futbollit të Kosovës,

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të presidentit të FFK-së, legjendës së futbollit dhe mikut tim, Fadil Vokrri.

Fadilin e deshëm, i kënduam e ishim gjithmonë me të sepse na bënte krenarë me lojën brilante e golat që tundën zemrat tona.

Fadili, ishte kampion edhe si president i FFK’së, duke e bërë përfaqësuesin më të besueshëm në UEFA e FIFA si një super diplomat e super njeri.

Lamtumirë, miku im. Do të vazhdojmë të duam e të këndojmë përjetë!