23:09 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

​Khedira largohet nga Juventus

Aventurës së Sami Khedira te kampioni i Italisë, Juventus siç duket i ka ardhur fundi, pasi ka shumë gjasa që ai të largohet këtë verë.

Pas tre sezonave të kaluara të Juventusi, mesfushori gjerman ka plan të vazhdojë karrierën jashtë Evropës, ani pse ai ka një kontratë më klubin italian deri në vitin 2019.

31-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me Stuttgart dhe Real Madrid, dëshiron të shkojë në MLS, ku ka pasur një ofertë të majme nga New York Red Bulls./IndeksOnline/

Temat: