Miqësorja Gjermani-Spanjë që e “dridhi” Juventusin
Miqësorja e zhvilluar sonte në mes të Gjermanisë dhe Spanjës mund ta ketë alarmuar Juventusin.
Sammi Khedira ka pësuar lëndim duke u detyruar të lëshoi fushën pas një përplasje me Alcantaran.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimit të mesfushorit gjerman, por sidoqoftë është shqetësuese për Juven para ndeshjes me Realin.
Kujtojmë se skuadrës italiane në ndeshjen e parë do t’i mungojnë edhe Pjanic e Benatia për shkak të kartonëve./Indeksonline/