13:32 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Kinezët planifikojnë të largojnë nga froni Toyota dhe Volkswagen

Tregu kinez i automobilave po arrin rekorde të shitje nga muaji në muaj, nga viti në vit, por kinezët nuk planifikojnë të pushojnë.

Sipas informacioneve më të fundit nga shteti me më së shumti popullsi në botë, qeveria kineze ka ndërmarrë nismën për bashkimin e tre prodhuesve shtetërorë të automobilave në një kompani gjigante.

China FAW Group, Dongfeng Motor dhe Chongqing Changan Automobile zbuluan planet për shkëmbinin e teknologjisë, njësive motorike, platformave dhe furnizimit, ndërsa synim kryesor është krijimi i kompanisë më të madhe të automobilave në botë.

Tri kompanitë në fjalë më 1 dhjetor nënshkruan marrëveshjen për partneritet në qytetin kinez Vuhan, ku ndodhet selia e Dongfeng.  Para se gjithash, partneriteti do të mbulojë të gjitha aspektet e operimit të prodhuesve të automobilave.

Për të arritur këtë synim nevojitet që Pekini zyrtar të ketë kontrollin e përgjithshëm mbi kompanitë në fjalë.

FAW ka partneritet me Toyota, Volksvagen dhe Mazda, Dongfeng me grupin francez PSA, Honda, Nissan, Renault dhe Kia, ndërsa Changan ka bashkëpunim me Ford, grupin PSA, Mazda dhe Suzuki.

Nuk ka dyshim se liderët e industrisë botërore të automobilave sikurse janë Toyota dhe Volkswagen do të përcjellin me kujdes aleancën kineze, e cila vjen për t’iu marrë pjesën e tortës.