10:08 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Gati USHTRIA – Komisioni i sigurisë kalon tri ligjet për FSK-në

Deputetët e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së kanë votuar pakon me tre projektligjet për FSK-në. Të gjithë u zotuan se do të përkrahin transformimin e FSK-së dhe do të shtyjnë këtë proces përpara.

Ismet Beqiri tha se vota e LDK është për. Ai tha se shpreson që këto projektligje të ecin para në Kuvend. Beqiri tha se në momentin që projektligjet shkojnë në kuvend, LDK voton për.

Rexhep Selimi tha se VV e mbështet transformimin e FSK me qëllim të avancimit të forcës. Ai premtojë angazhimin maksimal të partisë VV.

Ndërsa Daut Haradinaj urojë të gjithë sot dhe tha se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë pse të gëzohen sot.

Vota e listës serbe ishte kundër.

Temat: