18:20 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Kryeministri Haradinaj vizitoi Pentagonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në SHBA, sot vizitoi Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin), ku u takua me gjeneralin Joseph L. Lengyel, shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, Laura Cooper nga departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA.

Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon. Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur./Indeksonline/