17:16 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Prezantohet limuzina e re e Putinit [Foto]

Ashtu sikurse është pritur, limuzina e re e Vladimir Putin për herë të parë është prezantuar publikisht në ditën e dhënies së besimit të presidentit të ri rus.

Disa vjet pas paralajmërimit dhe fotografive të prototipave të ndryshëm, versioni final i limuzinës së re presidenciale ka parë dritën.

Automobili me të cilin Putin u dërgua për dhënien e betimit, është krijuar me iniciativë të Vladimir Putinit, i cili ka propozuar që në tregun rus të prezantohet linja e limuzinave vendore me emrin Kortezh.

Versioni final i limuzinës Kortezh që kemi parë në inaugurim nga jashtë duket si kombinim i klasës Mercedes S dhe modelit  Rolls-Royce Phantom.

Sipas informacioneve jo zyrtare, për motor është përdorur turbo-mbushësi V12 me 850 kuaj fuqi, i cili është krijuar me ndihmën e Porsche, ndërsa ndërruesi automatik prej nëntë shpejtësive është prodhim rus.