75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Mancini në telashe, ja problemi që duhet zgjidhur tek Italia

Trajneri italian, Roberto Mancini, ishte i shqetësuar pas humbjes 1-0 ndaj Portugalisë në Lisbonë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një performancë e dobët e skuadrës së tij në ndeshjen e së premtes me Poloninë që përfundoi me rezultatin 1-1.

Një tjetër natë pa ngjyra ishte ajo se mbrëmjes së djeshme për “axurrët”, që kanë vënë jo pak në pikëpyetje kualifikimin e skuadrës.

Mancini pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer dhe deklaroi se skuadra duhet të reagojë sa më shpejt.

“Lojtarët e rinj duhet të rriten, nuk kemi shumë alternativa. Duhet të përmirësohemi në aspektin fizik, kështu çdo gjë do të ishte më e lehtë për ne. Skuadra nuk është shumë e rrezikshme në momentin që sulmon”.

”Na mungon fantazia për të zgjidhur situatat e ndryshme në lojë. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Mancini.

“Nuk jemi të rrezikshëm përballë portës së kundërshtarit. Nuk jemi në gjendje të shënojmë, ky është problem që duhet zgjidhur”, deklaroi tekniku i Italisë./IndeksOnline/