07:52 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Italia me rekord negativ si vendas

Kombëtarja e Italisë nuk është duke kaluar vitet më të mira të saja. Dikur si vendas ishin ndër kombëtarët më të frikshme tash po kanë vështirësi të fitojnë.

Me barazimin e ndaj Portugalisë, Italia për herë të parë në histori të saj nuk fiton gjashtë ndeshje radhazi në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Fitorja e fundit si vendas e Italisë ishte në shtator të vitit të kaluar kundër Izraelit.

Italia me barazimin e sotshëm në San Siro ka përfunduar e dyta në grupin e saj në kuadër të Ligës së Kombeve./Indeksonline/