11:26 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

​”Pantera e zezë” u shit 18 milionë euro

Vetura më e shtrenjtë në botë “La Voiture Noire” (pantera e zezë) nga Bugatti, tani ka një pronar me fat. Ajo u prodhua fillimisht për të festuar 11 vjetorin e kompanisë por u shit për një vlerë prej 18 milionë eurosh.

Blerësi misterioz, i cili dëshiron të mbetet anonim ka fituar modelin e vetëm ekzistues të “Voiture Noire”, prodhuar për të mbetur unik. Si frymëzim për këtë makinë shërbeu modeli i famshëm Type 57 SC Atlantic i vitit 1938.

Modeli Voiture Noire ka tërhequr shumë adhurues të veturave, si dhe shumë njerëz të famshëm si futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka treguar interes të madh që nga prezantimi i Bugattit në Motor Show në Gjenevë.

The new Bugatti La Voiture Noire is displayed at the 89th Geneva International Motor Show in Geneva, Switzerland March 5, 2019. REUTERS/Pierre Albouy