09:24 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​PD: Rreth 50 mijë qytetarë po vijnë drejt Tiranës

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, rreth 50 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.

Selia e PD-së njofton edhe numrin e përafërt të protestuesve që janë nisur drejt kryeqytetit, për secilin qark të Shqipërisë, ku numri më i lartë duket se është ai i njerëzve nga Shkodra.Gjithsesi shifrat e raportuara nga selia qëndrore e PD-së, duken disi të ekzagjeruara nga ato që degët e rretheve kanë raportuar për korrenspondentët e Top Channel mëngjesin e sotëm.Protestuesin nga çdo rreth, sipas Selisë qëndrore të Partisë Demokratike:

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë     

Qarku Kukës – 4000 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Nga Dibra janë nisur mjete të tjera me protestues për në Tiranë. Vetë disa prej qytetarëve që do marrin pjesë në protestën e opozitës të pyetur thanë se nuk kanë pasur asnjë problem. Duke qenë se kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Jug, ata thanë se do t’i shkojnë në Vlorë.

“Po ikim në protestë. Do t’i shkojmë në Vlorë madje se ka ikur që atje. Në Vlorë do i shkojmë. Nuk patëm asnjë problem. Madje na kanë falënderuar me kokë ulur”, u shprehën protestuesit e nisur nga Dibra.

Gjunkshi: Policia presion, po iu merr emrat protestuesve

Ndërkohë deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi akuzoi policinë për presione. Ai tha se policia iu ka marrë emrat protestuesve. Madje ai akuzoi kryeministrin dhe deputeten socialiste të qarkut Dibër Olta Xhaçka se kanë dhënë urdhër që asnjë furgon i linjës të mos lëvizë sot.

“Nga qarku i Dibrës janë nisur 6 mijë vetë. Ajo që bie në sy është fakti sepse policia vazhdon presionin. janë tre pika që po ushtron kontroll, një në Peshkopi, një në Qafë të Buallit dhe një në Burrel. E vërteta është se policia i ndalon dhe i kontrollon kartat e identitetit, duke i marrë emrat shënim të gjithë personave. Është rast i paprecedentë pas iu merr emrat. Rama dhe Xhaçka kanë dhënë urdhër që asnjë furgon të mos lëvizë në drejtim të Tiranës. Ka dhe qytetarë që kanë hallet e tyre jo vetëm për të vajtur në protestë”, tha Gjunkshi.