13:36 / E Hënë, 18 Prill 2022 / LB

​Raporti i DASH-it për Kosovën, flasin nga shoqëria civile

Raporti i Departamenti të Shtetit Amerikan për vitin 2021, ka treguar se Kosova ka ende rrugë të gjatë për të bërë në luftimin e korrupsionit dhe në tërësi si raport nuk tregon se Kosova ka shënuar ndonjë progres por vetëm regres sidomos në kufizim të shprehjes së lirë dhe medias. Kështu e vlerësojnë këtë raport përfaqësues nga shoqëria civile të cilët thonë se ky është pothuajse përsëritje e të gjeturave në raportet e kaluara.

Njomëza Arifin ga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shprehet se ky raporti fatkeqësisht është vlerësim negativ, sidomos për punën e gjyqësorit në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Arifi thekson se të dhënat e DASH-it janë pothuajse të njëjta me ato të vitit paraprak në fushën e gjyqësorit.

“Raporti tregon edhe njëherë̈ që Kosova ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, sidomos të korrupsionit të nivelit të lartë. Pra, në të shumtën e rasteve në ato rastet ku përfshihen figurat e larta politike apo institucionale kallzimet penale ndaj tyre ose hidhen ose përfundon me aktgjykime liruese e në shumë raste parashkruhen ndjekjet penale. Pra, ajo çka konstatohet është diçka që nuk sjell ndonjë risi fatkeqësisht është vlerësim negative pastaj që ndikon edhe në perceptimin qytetar karshi gjyqtarit në Kosovë. Në anën tjetër kemi edhe një zvarritje të gjatë të lëndëve që përfshijnë figura të lartë politike dhe institucionale në rastet e veprave korruptive si dhe gjykata vazhdojnë të trashëgojnë numër të madh lëndësh ekziston një mosvullnet institucional sidomos nga gjyqësori për të trajtuar lëndët e korrupsionit sidomos ato të profilit të lartë…03’17Nëse e krahasojmë me vlerësimet e kaluara nëse flasim në përgjithësi raporti i këtij viti është shumë i ngjashëm për të mos themi pothuajse gati e njëjtë me raportin e vitit paraprak, prandaj nuk shohim ndonjë progres të paktën të cituar në raport dhe kjo në fakt e pasqyron edhe realitetin sidomos sa i përket përformimit të sistemit gjyqësor në Kosovë“, .“, theksoi ajo.

Sa i takon gjetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan se në vitin 2021, ka pasur kufizim të shprehjes së lirë, Arifi thotë se kjo e gjetur është shqetësuese prandaj kërkon më shumë seriozitet nga Qeveria.

“Natyrisht që është shqetësuese. Ne si shoqëri civil tërë kohën avokojmë që liria e shprehjes është qenësore për funksionimin demokratik të një shteti prandaj edhe qeveria por edhe organet tjera përkatëse duhet të marrin shumë seriozisht këto vlerësime dhe këto të gjetura të raport”, theksoi Arifi.

Edhe për drejtorin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, raporti i DASH-it për vitin 2021 është pothuaje i njëjtë me raportet e viteve paraprake dhe nuk paraqet ndonjë progres. Sipas tij, ky raport ka vënë në pah një fenomen të ri që ka të bëjë me kufizimin e shprehjes së lirë e që për Miftaraj kjo e gjetur do të thotë kthim prapa me demokracinë̈.

“Ky raport për këtë vit jep një rëndësi një fenomeni të ri që ka ndodhur në vitin 2021 sa i përket sulmeve apo ndikimeve tek shoqëria civile, OJQ-të e me theks të veçantë tek mediet. Nëse e marrim për bazë luftimin e korrupsionit ky raport edhe kësaj here e vëreton atë që ne si IKD dhe shoqëri civile në Kosovë ka potencuar vazhdimisht në Kosovë se lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk duhet të matet me aksione policore e vendime administrative, por në fund matet me aktgjykime dënuese të formës së prerë dhe me konfiksim të pasurisë së fituar përmes veprave penale korrupitve këtë nuk jemi duke e parë dhe nuk e kemi parë as në vitin 2021 por nuk po e shohim as në vitin 2022. Njëtjë është edhe për çështjet tjera që ndërlidhet me pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial përderisa për SHBA, BE pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokrurorial në bazë të asaj që e përcakton Kushtetuta është e shenjt dhe duhet pas kujdes të jashtëzakonshëm që përmes deklaratave politike të mos komentojnë, të mos atakojnë sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe kjo fatkeqësisht mund të themi se ka pasur një ngritje gjatë viti 2021 e po shohim edhe në vitin 2022”, theksoi Miftaraj.

Drejtori i IKD-së thotë se raporti i Departamentit të Shtetit për vitin e kaluar duhet të jetë reflektim për sistemin prokurorial pasi sipas raportit, prokurorët që merren me luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit fatkeqësisht nuk është që bëjnë një punë kualitative apo aktakuza profesionale.

Miftaraj thekson se mos dënimi i asnjë rasti të korrupsionit të lartë me aktgjykim të prerë tregon se nuk ka vullnet për t’u hetuar apo gjykuar kjo fushë.

“Për sistemin prokurorial ky raport por edhe raporti i Progresit dhe do të duhej të ishte reflektim që ky raport e përcakton e konstaton atë që ne kemi thënë vazhdimisht që Prokuroria Speciale, prokurorët që merren me luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit fakteqëisht nuk është që bëjnëp një punë kualitative nuk është që bëjnë aktakuza profesionale dhe të cilat pastaj t’i mbrojnë në Gjykatë. Rrugës shohim që bëhen aktakuza të dobëta, bëhen gabime procedurale në mënyrë që pastaj gjykata pothuajse ta ketë të vështirë që këta eprsona t’i dënoj unë besoj që ky vullnet qoftë i politikës qoftë i sistemit prokurorial mund të ndrygjoj atëherë kur të njëjtin e ndryshojnë qasjen dhe rastet e korrupsionit i trajtojnë si raste të korrupsionit e jo se kush është i akuzuar apo kush është duke u hetuar dhe pse në vitin 2021, e 2022 mos ta kemi asnjë rast të korrupsionit të profilit të lartë të dënuar me aktgjykim të prerë i cili është në vuajtje të dënimit besoj që dëshmon mjaftueshëm që thjesht ende nuk ka interes që kjo fushë të hetohet, ndjeket dhe gjykohet në mënyrë meritore”, tha ai.

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera të margjinalizuara.

Ky raport është publikuar gjatë kësaj jave dhe thekson që Qeveria, ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut, por nganjëherë nuk kishte qëndrueshmëri në veprime. Shumë njerëz në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media, raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose duke vepruar pa u ndëshkuar.