08:29 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / AR

​Rëndohet gjendja shëndetësore e Peles

Kanceri i brazilianit Pele ka avancuar, sipas spitalit ku po trajtohet 82-vjeçari.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës ka qenë në spital për pak më shumë se tre javë.

Vajza e tij tha në rrjetet sociale ka shkruar se ai do t’i kalonte Krishtlindjet në spital.

Spitali “Israelita Albert Einstein” se kanceri i tij së fundi ka përparuar dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionimet renale dhe kardiake.

Peles iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021 dhe që atëherë ka pasur trajtim të rregullt.

“Krishtlindja jonë në shtëpi është pezulluar”, ka shkruar vajza e Peles, Kely Nascimento, në Instagram.

“Ne vendosëm me mjekët që, për arsye të ndryshme, do të ishte më mirë për ne të qëndronim këtu me gjithë kujdesin që na jep kjo familje e re në “Ajnshtajn”.

Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të vendit të tij me 77 gola në 92 ndeshje dhe e ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupën e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970.