09:38 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Rolls-Royce ndryshon sërish projektuesin kryesor, sllovaku largohet pas vetëm 6 muajsh

Joseph Kabanj, i cili mori postin e kreut të disenjit për supermarkën luksoze britanike të makinave në fillim të prillit, u largua nga posti.

Ai ishte njeriu i parë i projektit “Rolls-Royce” për vetëm gjashtë muaj, kështu që tërheqja e tij vjen si befasi. Prodhuesi britanik komentoi shkurtimisht largimin e projektuesit sllovak.

“Megjithëse Jozeph ishte me ne shumë shkurt, ne e falënderojmë për kontributin e tij gjatë mandatit të tij në kompaninë tonë dhe i urojmë të gjitha më të mirat në të ardhmen!”.

“Rolls-Royce” njoftoi gjithashtu se njoftimi për emërimin e pasardhësit të tij do të bëhet në kohën e duhur.

Kabanji e nisi karrierën e tij në “Volkswagen” dhe më 2003 u transferua në Audi. 46-vjeçari është i njohur për punën në “Bugatti Veyron”. Vitet e fundit, përpara largimit të tij nga Grupi VW, ai ishte kreu i disenjit të jashtëm të makinave Skoda.

Ndër të tjera, ai ka projektuar gjeneratën e tretë të “Octavias” dhe është përgjegjës për ridisenjimin e saj të diskutueshëm nga fundi i vitit 2016.

Në fillim të vitit 2017, ai u transferua në “BMW Group”, i cili gjithashtu zotëron “Rolls-Royce”-in dhe në prill 2019 u emërua kreu i disenjit për markën e famshme të makinave.