16:51 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“​Shaqiri ka rritur nivelin e lojës në skuadër”

Jamie Carragher, ish-futbollisti i Liverpoolit i ka dhënë disa këshilla yllit të skuadrës Xherdan Shaqiri. Karager ka treguar se ka biseduar me Shaqirin para derbit të tij të parë të qytetit.

Ish-legjenda e “Liverpulit” zbuloi se, sulmuesi kosovar do të startojë si titullar të dielën në ndeshjen e Premier Ligës në “Anfield”.Karagher bisedoi me Shaqirin pas humbjes 2-1 të mërkurën kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

“E kam tërhequr Shaqirin nga zona miks në Paris për të biseduar me të”, tha Karager për “All Together Now’, emision për Evertonin.

“Ai erdhi andej dhe i thashë: “Është derbi të dielën dhe ju duhet të fitoni, duhet të fitoni. Ai me tha: ‘Po e di’.Karager deklaroi se “Shaqiri do të luajë 100% këtë ndeshje.Mendoj se Klop do të luajë në sistemin 4-2-3-1 me Shaqirin në anën e djathtë. Për Karager, Shaqiri ka rritur nivelin e lojës së Liverpoolit. /IndeksOnline/

Temat: