19:46 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

​Tarifat amerikane, reagojnë gjigantët gjermanë të veturave

Hapja e hetimit amerikan që mund të rezultojë me vendosjen e tarifave më të larta në veturat e importuara, Dhoma gjermane e tregtisë DIHK i ka cilësuar si “provokuese”.
Shqetësim lidhur me këtë anë shfaqur prodhuesit gjermanë të veturave BMW, Daimler dhe Volkswagen, të cilat së bashku mbajnë 90 për qind të tregut amerikan.

“Donald Trump me sa duket nuk mendon për të parandaluar një luftë tregtare. Detyrimet e importit për makina do të jetë një makth për industrinë e makinave gjermane,” tha Thomas Altman nga kompania e investimeve QC Partners nga Frankfurti. Sipas shoqatës së prodhuesve të veturave evropiane ACEA, vitin e kaluar Bashkimi Evropian eksportoi vetura në vlerë mbi 6.2 miliardë euro, apo rreth 17 për qind e totalit të eksporteve evropiane në Amerikë.

“Industria gjermane e veturave po përcjell me shqetësim zhvillimet aktuale”, thonë në DIHK, duke shtuar se prodhuesit vendorë të automjeteve dhe pjesëve të punësojë 116,500 punëtorë amerikanë.