16:20 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se i mori jetën 17 vjeçarit nga Bakshia

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.1 të KPK-së.

Të pandehurit L.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 11.12.2017 deri me dt.11.01.2018.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.P është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, transmeton Indeksonline.

I pandehuri L.P dyshohet se me dt. 09.12.2017, në Prishtinë ka privuar nga jeta të miturin SH.P, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, andaj për këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.1 të KPK-së.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/