13:34 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

10 arsye se pse Haki Rugova nuk do të jetë kryetar i Istogut

Sekretari i AAK-së në Istog, Gazmend Idrizaj ka përmendur disa arsye se pse Gani Dreshaj duhet të jetë fituesi i garës në Istog, dhe jo Haki Rugova.

Idrizaj ka thënë se ka bazë të fuqishme për parregullsi në këtë proces zgjedhor andaj pret reagimin e institucioneve.

“Blerja e votave ka qenë faktike nga ana e LDK-së. Ne po flasim me emra se kush kanë qenë ata njerëz që kanë blerë vota sepse kemi dëshmi për këtë. Shantazhi dhe kërcënimi që i është bërë komisionerëve dhe vëzhguesve, edhe për këto kemi fakte që i kemi paraqitur.

Ish kandidati i LDK-së për asamble është ndaluar në ditën e zgjedhjeve pasi që është zënë duke e paguar një votues për të votuar për Haki Rugoven.

Ana e dobët e KQZ-së ku na nxjerr ne fitues dhe më pas pretendon se ka bërë gabime duke ndërruar rezultatin.

Donatorët për blerjen e votave, njëri nga ta është publik dhe askush nuk reagon.

Shmangia e qindra votave të cilat jane mënjanuar me pretendimet se nuk i kanë përmbushur standardet ligjore, por që nuk ka asnjë dëshmi për këtë. Moslejimi i votuesve të ri që kanë mbushur 18 vjet për të shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore.

Bërja me shenjë e fletave të votimit nga ana e LDK-së të cilat u janë dhënë disa votuesve.

Ka shumë bazë të fuqishme të cilat shpresojme se organet kompetente do t’i shikojnë mirë dhe nuk bën të mënjanojnë vullnetin qytetar për ndryshim në Istog” ka thënë Idrizaj.