09:57 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

10 sekonda na mungoi koncentrimi “e hëngrëm përmas”

Bullgaria ishte shumë e kënaqur me një pikë kundër Kosovës.

“Dardanët” pas ndeshjes ishin të pakënaqur me rezultatin edhe pse ishim më të mirë se bullgarët dhe krijuam disa raste për gol.

Mënyra se si pranuam golin nga ndërprerja ishte shenjë e mungesës së eksperiencës.

Gjithçka nisi kur Milot Rashica tentoi ta kthente topin te Mërgim Vojvoda, por këtë nuk e arriti dhe i dha korner Bullgarisë.

E nga ndërprerja bullgarët shënuan përmes Vasil Bozhikov. /Indeksonline/