09:57 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

10 transferimet, më të mira dhe më të dështuara, të Mourinhos

Jose Mourinho ka bërë transferime të mëdha në skuadrat e tij ku ka drejtuar, por jo të gjitha i kanë dalë siç i kishte planifikuar.

“Special One”, tashmë në krye të Tottenhamit, ka shpenzuar “milionat”, ku edhe ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampionëve dhe disa tituj të ligave me skuadrat e tij, shkruan Indeksonline.

Më poshtë janë 10 transferimet më të mira dhe 10 më të dështuarat të portugezit.

Transferimet më të mira

10. Luca Modriq te Real Madrid, 2012 – 30 milionë funte

Modriq fillimisht nuk u vlerësua, ku në vitin 2012 u zgjodh transferimi më i dështuar i vitit. Ai më pas heshti kritikët ku arriti deri të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

9. Zlatan Ibrahimoviq te Manchester Unitedi, 2016 – falas

Marrëdhëniet e mira midis të lojtarit dhe trajnerit bëri që Zlatan të transferohet me parametra zero te Manchesteri pasi i kishte përfunduar kontrata te PSG-ja. Sulmuesi suedez shkëlqeu në sezonin e parë në “Old Traford”, duke shënuar 28 gola në 46 paraqitje.

8. Ricardo Carvalho te Chelsea, 2004 – 20 milionë funte

Mourinho e dinte që Ricardo Carvalho ishte i përshtatshëm për Premier Leaguen pasi menaxhoi mbrojtësin portugez gjatë magjisë së tij në Porto.

7. Benni McCarthy te Porto, 2003 – 3.15 milionë funte

Ai fillimisht ishte i huazuar te Porto, e më pas u ble nga Mourinho ku në 47 ndeshje shënoi 25 gola. Jo keq për një blerje kaq të lirë.

6. Wesley Sneijder te Real Madridi, 2009 – 13.3 milionë funte

Interi fitoi tripletën dhe Sneijder ishte një nga më të mirët në atë sukses.

5. Diego Milito te Interi, 2009 – 22.2 milionë funte

2009/10 ishte gjithashtu sezoni i parë i Diego Milito në San Siro dhe çfarë ndikimi bëri sulmuesi argjentinas. Ai shënoi 30 gola në 52 paraqitje, duke llogaritur edhe dy në finale të Championsit kundër Bayernit.

4. Diego Costa te Chelsea, 2014 – 32 milionë funte

Costa e përmirësoi më tej reputacionin e tij si një sulmues i lartë me Chelsea, duke shënuar 21 gola në sezonin e tij të parë me Blues dhe duke fituar si Premier League ashtu edhe Kupën e Ligës në këtë proces.

3. Samuel Eto’o te Inter, 2009 – (Barcelona pagoi 40 milionë + Eto’o për Zlatan Ibrahimoviqin)

Njëri nga transferimet më të menqura të Mourinhos. Ku përveç që mori një lojtar klas, ai arkëtoi edhe 40 milionë euro.

2. Ashley Cole te Chelsea, 2006 – 5 milionë + William Gallas

Ashley Cole është pa dyshim mbrojtësi i majtë i epokës së Premier League dhe Chelsea e bleu nga Arsenali për një çmim prej 5 milionë plus William Gallas.

1. Didier Drogba te Chelsea, 2004 – 24 milionë funte

Një nga legjendat më të mëdha në historinë e Chelsea, Mourinho ishte njeriu përgjegjës për sjelljen e Didier Drogba në Londër nga Marseja në 2004.

Transferimet më të dështuara

10. Fabio Coentrao te Real Madrid, 2011 – 27 milionë funte

Nuk është sikur Mourinho nënshkroi një lojtar të dobët në Fabio Coentrao, portugezi dukej i jashtëzakonshëm në Benfica, por nuk ka dyshim se ky doli të ishte një transferim zhgënjyes.

9. Baba Rrahman te Chelsea, 2015 – 15 milionë funte

Chelsea e bleu 15 milionë funta, Baba Rahman, i cili ka bërë 23 paraqitje për klubin që nga viti 2015.

Tani 25 vjeç, Rahman aktualisht është në huazim në Mallorca pas aventurave te Schalke dhe Reims por është ende në pronësi të Chelsea.

8. Nuri Sahin te Real Madrid, 2011 – 9 milionë funte

Mesfushori turk kishte shkëlqyer në Borussia Dortmund por, për çfarëdo arsye, nuk arriti të ndodhte për të në Bernabeu. Ai bëri vetëm 10 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar një gol.

7. Ricardo Quaresma te Interi, 2008 – 22.1 milionë funte

Është kaq e turpshme që gjërat nuk arritën të funksionojnë për Ricardo Quaresma në Inter sepse anësori portugez ishte një talent serioz.

6. Mateja Kezman te Chelsea, 2004 – 5.3 milionë funte

Sulmuesi serb u transferua nga Chelsea në 2004 pasi shënoi 38 gola në 43 ndeshje për PSV Eindhoven, por ai dështoi në Premier League, duke shënuar vetëm katër gola në 25 ndeshje.

5. Juan Cuadrado te Chelsea, 2005 – 23.3 milionë funte

Juan Cuadrado vërtetoi se ai ishte një krah i nivelit të lartë gjatë kohës së tij në Fiorentina, i cili e bindi Mourinhon të sillte kolumbianin në Chelsea në shkurt 2015.

Cuadrado përfundoi të luante vetëm 15 ndeshje për Chelsea përpara se të bashkohej me Juventus përgjithmonë në vitin 2017.

4. Radamel Falcao te Chelsea, 2015 – huazim

Pasi Radamel Falcao ishte në hua në Man Utd, Mourinho mendoi se ai mund të sjellë më të mirën nga sulmuesi kolumbian në Stamford Bridge. Por, mjerisht, ai nuk mundi.

3. Papy Djilobodji te Chelsea, 2015 – 4 milionë funte

Mbrojtësi bëri vetëm një paraqitje për Blues përpara se të transferohej në Sunderland, i cili përfundoi duke e shkarkuar atë për shkeljen e kontratës së tij.

2. Andriy Shevchenko te Chelsea, 2006 – 30 milionë funte

Njëzet e tre gola në 76 ndeshje ishte një paraqitje e nënkërkuar nga një sulmues i kalibrit të tij – dhe ai gjithmonë do të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdhenj të Chelsea.

1. Alexis Sanchez te Manchester United, 2018 – (Marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaran)

Kiliani është në garë për transferimin më të keq të Mourinhos i trajner.

Pesë gola në 45 ndeshje janë të gjitha që United ka marrë si rezultat nga një lojtar të klasit botëror me një kontratë marramendëse 500,000 £ në javë. /IndeksOnline/