22:12 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

100 aksidente për dy ditë në Kosovë, një me fatalitet

 Këto ditë janë shtuar dukshëm aksidentet në trafik.

Për dy dite, gjithsej kanë ndodhur 100 aksidente, transmeton Indeksonline.

 E dje u festua ndërrimi i motmoteve, ndodhën 60 aksidente, që është numër më i lartë se qe ndodh zakonisht.

 Prej këtyre aksidenteve, një ka qenë fatale ku një grua vdiq nga aksidenti i rënë në Penuh të Podujeves, ndërsa 23 me të lënduar e 37 pa të lënduar.

 Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes në trafik, derisa edhe numri i tiketave të shqiptuara është gjithmonë në rritje.

Ndërsa, kujtojmë që javën e fundit të 2018-ës vdiqën gjashtë persona në aksidente, prej tyre një i mitur./Indeksonline/