15:55 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

11 golat e nominuar nga UEFA për çmimin e më të mirit për sezonin, 2017/18

Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën e të nominuarve nga UEFA për çmimin e golit më të mirë të sezonit, 2017/18 pas golit me gërshër për ish-skuadrën e tij, Real Madrid ndaj skuadrës aktuale, Juventus.

Kjo nënkupton se goli i njejtë i Gareth Bale në finalen e Champions Leagues për ”Los Blancos” ndaj Liverpoolit nuk është nominuar në listën e 11 golave të përzgjedhur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen është njëri prej të nominuarve pas golit brilliant në një kundërsulm fantastik për Danimarkës ndaj Republikës së Irlandës në fazën e play-offit për Kupën e Botës.

Dimitri Payet gjithashtu është në këtë pas driblimeve impresive dhe golit të jashtëzakonshëm nga distanca në fitoren e Marseilles, 5-2 ndaj RB Leipzig në çerekfinalen e Europa Leagues.

Ka edhe dy britanike në këtë listë – Lucy Bronze me golin e saj me volej në fitoren e Lyonit, 1-0 ndaj Man Cityt në Champions Leaguen e femrave. Dhe Elliot Embleton me golin e saj ndaj Turqisë në Kampionatin Evropian.

Të tjerët të nominuar janë Olga Carmona, Paulo Estrela, Eva Navarro, Ricardinho dhe Elisandro./IndeksOnline/